Vjen ‘paralajmërimi i keq’ për Edi Ramën

Pas arrestimit të Veliajt, opozita në Shqipëri ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

“U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Jo vetëm oxhaku i vjetër i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, kanë vënë shishet poshtë, që kërkojnë dorëheqjen time. U deti kos edhe o burra të hidhemi tek Kryeministria”, u shpreh Rama pas arrestimit.