“Shum Pisa ishi”, Geci publikon mesazhe dhe godet rende kete parti politike

Halil Geci ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka akuzuar PDK-në për blerje të votave.
Ai postoi një fotografi ku shiheshin disa mesazhe të shkëmbyera mes disa personave.
Për këtë, Geci bëri një thirrje për marrje të masave dhe hetim të rastit në fjalë.

“Nëse këto akuza janë të vërteta, atëherë autoritetet përkatëse duhet të hetojnë dhe të marrin masa ligjore kundër përgjegjësve.

Korrupsioni zgjedhor jo vetëm që minon demokracinë, por edhe cenon të drejtat e qytetarëve për një proces zgjedhor të ndershëm dhe transparent”, u shpreh ai, përcjell “Bota sot”.