SERIALI MË I RI “DY MOTRAT”

SERIALI MË I RI “DY MOTRAT”

Sot, nga ora 19:00, në platformën YouTube, fillon seriali më i ri vendor “Dy motrat”!
Ky serial dramatik sjellë ngjarje të ndjeshme dhe emocionuese!

Vet titulli zbulon se bosht i serialit do të jetë fati i dy motrave të vogla, ku drama e tyre familjare do të ngjallë kërshëri tek të gjithë ata që do t’a ndjekin zhvillimin e këtij seriali episodë pas episode!

Krahas dramës së motrave, për asnjë nuancë nuk do të mbesin anash as problemet tjera sociale të shoqërisë sonë siç janë:

Pamundësitë për të pasur fëmijë biologjik dhe përpjekjet për adoptim. Pastaj pasojat nga përdorimi i substancave narkotike, problemet e ndryshme në çift e shumë vështirësi që i hasim në përditshmërinë tonë!

Shtëpia filmike “Promedia” e udhëhequr nga Nait e Jashar Bytyqi, si çdoherë, edhe këtë radhë, ka angazhuar një ekip të përkushtuar për realizimin e këtij projekti!
Seriali mban skenarin e Ismail Fazliut dhe regjinë e Arben Bajgorës.
Ndërsa në të paraqiten emrat e njohur të aktrimit si: Arben Bajgora, Albert Deliu, Blenda Morina, Qershore Tafallari, Driton Hoxha, Lulzim Syla, Sibora Muça, Tuana Halili, Salih Kryeziu, Advan Halili, Deni Kelmendi etj!

Seriali ka disa episoda dhe do të transmetohet çdo javë në ditën e shtunë nga ora 19:00

Me historinë që bart, ky projekt synon të gjejë vend të merituar tek publiku ynë!