Një qeveri e përbashkët LDK-Vetëvendosje – Dalin arsye të forta, pse kjo do të ishte zgjidhja më e mirë pas 9 shkurtit

Pavarësisht kësaj, kryetari aktual do të duhet të marrë një zotim publik, se nuk do të shkaktojë krizë qeverisëse. Abdixhiku dhe LDK kanë disa arsye që të motivohen për bashkëqeverisje me Kurtin. Së pari, se kjo parti do të duhet ta tërheqë zonjën Osmani, qoftë edhe pas gjashtë vitesh të shkojë te partia e saj. Dhe këtë mund ta bëjë duke propozuar që presidentja aktuale, Osmani, ta vazhdojë detyrën e saj edhe një mandat të dytë.

Me këtë veprim LDK bën që presidentja të rikthehet e njëkohësisht garanton një bashkëqeverisje të suksesshme. Së dyti, sepse LDK, duke marrë pjesë në këtë koalicion qeverisës, mënjanon nevojën e një diskutimi dhe përçarjeje potenciale për humbjen që pati. Së treti, sepse LDK me eksperiencën e saj qeverisëse ekulibron disa politika majtiste, sidomos në zhvillimin e ekonomisë e të mirëqenies, të cilat janë shfaqur gjatë qeverisjes së kaluar të zotit Kurti,” nënvizon Bytyçi.

Ai shprehet se ideologjikisht Vetëvendosja mund të bëjë koalicion me PDK-në, por se Kosova ka nevojë për politika të qëndrueshme zhvillimi dhe kombinimi LDK-VV do të ishte më shumë produktiv.