“Së pari, vihet re se këto replika, kritika dhe deklarata ishin personale. Pse? Sepse ambasadori Grennell nuk përmendi asnjëherë faktin se fliste në emër të institucionit që përfaqëson. Sepse ai kritikoi Kurtin edhe për marrëdhëniet e këqija të tij, siç tha Grennell, me administratën e mëparshme, Biden. Ndërkohë që marrëdhënia e vështirë me administratën Biden, mund ta lehtësojë aleancën me administratën Trump.
Së dyti, ambasadori Richard Grennell pati si karakteristikë reagimin e kritikat e tij në dhjetë ditët e fundit të fushatës elektorale. Kjo është periudha kur mund të ndikohej më së shumti në këtë fushatë, kur Kurti mund të dëmtohej seriozisht në elektoralisht. Nuk e di nëse ai e realizoi këtë synim, pasi kam pasur mendimin se sulmet e Grennell kundër Kurtit vetëm se mund ta rrisnin peshën politike të këtij të fundit”, shprehet Bytyçi.