Lajmi i rende na vjen nga Haga, ja si eshte gjendja shendetsore e Hashim Thacit

Hashim Thaçi ka munguar në gjykimin e sotëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ai ka pasur probleme shëndetësore, dhe për këtë e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen.

Lajmin e tha në seancë avokati i tij, Luka Misetiq.

“As unë nuk kam informacion, sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë, dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush”, tha Misetiq, raporton Nacionale.