Kurti për Mitrovicën: “Propaganduan fitore të PDK-së, por gabuan me 16 pikë përqindjeje!

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Mitrovicë, duke thënë se prej orës 10 të mëngjesit është përhapur propagandë e rreme se kandidati i PDK-së kishte fituar pa balotazh.

🗣️ “Prej orës 10 të mëngjesit është propaganduar se kandidati i PDK-së fiton pa balotazh, me fitore të thellë. Kanë gabuar për 16 pikë përqindjeje! Por tash i takon organeve të drejtësisë të shikojnë këtë rast,” deklaroi Kurti gjatë paraqitjes së tij live.