Ja kush po e kundërshton koalicionin Vetëvendosje-LDK: Duhet qeveri e unitetit

Edhe pse ende nuk janë zyrtarizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, në Kosovë kanë filluar spekulimet për koalicionin e ardhshëm qeverisës, duke parë se asnjëra nga partitë politike nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme që të qeverisë e vetme.E tashme në qarqe të shumta po qarkullon ideja e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por ndryshe mendon analisti Haki Latifi. Sipas tij, LDK nuk duhet të hyjë assesi në koalicion me Vetëvendosjen.

“Përvoja e hidhur nuk duhet të harrohet me VV-në. LDK nuk duhet të bëhet patericë e LVV-së! Është koha që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të ndalojë përfundimisht çdo përpjekje për t’u bërë pjesë e qeverive eksperimentale dhe të mos bie në kurthin e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Çdo hap drejt këtij koalicioni është një tradhti ndaj elektoratit dhe një vetëvrasje politike për partinë me traditë më të gjatë shtetformuese në Kosovë”, shprehet Latifi.Siç thotë ai, parimet e Vetëvendosjes bien ndesh me ato të LDK-së, çka është dëshmuar edhe në të kaluarën.