Lidhja Demokratike e Kosovës ka befasuar në këto zgjedhje edhe pse ka pasur një ngritje të lehtë por jo të kënaqshme.Ramazan Bekteshi, ish-kryetar i Degës së LDK-së në Çikago, Illinois dhe Koordinator i degëve të LDK-së për SHBA e Kanada, gjatë viteve të ’90, ka thënë se me ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së, LDK ra në ligën e tretë nga liga e parë që ishte për 16 vite rresht.
“Me sundimin e Isës LDK-ja u vërshua nga refugjatë, muhaxhirë e disidente-ë të partive tjera që e kishin humbur rrugët në partitë respektive ku dhe u ‘ngritën’.”
Tutje, ai kritikon edhe Abdixhikun, për të cilin thotë se “teposhtëza e Lumirit të LDK-së filloi kur ai ftoi Ramën që të jetë bajraktar në ‘dasmën’ e LDK-së, afrimi me një mik të Serbisë, armik i Presidentit Rugova”