Ekskluzive: Arrestohet i kërkuari Veton Hoxha – djali i ‘Beqës’ nga Prizreni i dyshuar për tentim vrasjen

Policia e Kosovës më 14 shkurt e kishte shpallur në kërkim Veton Hoxhën, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, raporton Gazeta Sinjali.Katër ditë më pas, zbulon ekskluzivisht Gazeta Sinjali, Hoxha është arrestuar.

Ai është kapur sot pasdite, rreth orës 15:30, pas një pune operative hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.I njëjti më pas është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar nga hetuesit policorë në prezencë të avokatit të tij.

Me vendim të Prokurorit, Hoxhës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti vazhdon të jetë në hetim.Ndryshe, Veton Hoxha është djali i Beqir Hoxhës, i njohur si Beqa.