Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një person është gjetur i vdekur në oborrin e një shtëpie. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, ndërsa pranë tij është gjetur një amrë zjarri dhe një gëzhojë, me të cilën dyshohet se i ka dhënë fund jetës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, viktima është një burrë rreth moshës 68-vjeçare.Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan së bashku me Prokurorin e Shtetit të cilët janë duke punuar në ndriçim dhe sqarim të rrethanave të rastit.