E fundit :Fitorja e Albin Kurtit “dogji” edhe…Grenellin!

Pa u ndjerë e pa pikë mburrjeje si astrolog, për më tepër, pa menduar aspak se Presidenti Donald Trump është ndikuar për këtë vendim edhe nga opinioni im, kam të drejtë të them se koha më dha të drejtë brenda jo më shumë se një jave.

Kështu që nga ky transferim apo ndëshkimi i Richard Grenell, një kartë e vetëdjegur me kohë, kemi një leverdi të dyfishtë! Diplomacia amerikane u pastrua nga një misionar i paaftë e i papërgjegjshëm profesionalisht e moralisht, deri në ortakëri të hapur me Aleksandar Vuçiçin dhe flirte seksuale, nga para e prapa, nëpër klube nate të Beogradit. Nga ana tjetër, Kosova shpëtoi nga një misionar diplomatik amerikan, që më shumë se AMERIKËS i shërbente Beogradit, bizneseve dhe…b*thës së vet!