Cka po ndodh ne KQZ shfaqen probleme teknike

Rreth orës 22:00 ka rënë sistemi ku po futen të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Po ashtu në një nga tavolinat e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën 1 Tetori në Prishtinë, është anuluar numërimi i deritanishëm, duke u ripërsëritur për shkaqe teknike, raporton KP.Sipas komisionerëve që po numërojnë votat, kjo mund të ketë ndodhur ngase një fletëvotim është numëruar dy herë, apo gabimisht është klikuar dy herë i njëjti kandidat për deputet, për çka sistemi ka “lajmëruar” parregullsinë.