Lotët janë një element thelbësor për shëndetin e syve, duke ofruar mbrojtje dhe pastrim për organin tonë të vizionit.
Lotët krijohen në gjëndrën e lotimit, e cila gjendet në këndin e jashtëm nën kapakun e sipërm të syrit. Këto janë të domosdoshëm për ruajtjen e lagështisë dhe pastrimit të sipërfaqes së syrit. Çdo herë që ne përpëlitim sytë, lotët shpërndahen në sipërfaqen e syrit dhe ndihmojnë në largimin e papastërtive dhe irrituesve.