Bie sërish faqja e KQZ-së

Në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur sërish probleme.

Platforma elektronike ka rënë nga sistemi, ku aktualisht nuk e mundur qasja për t’i parë rezultatet preliminare.

Sajti i KQZ-së është përballur me probleme që nga mbyllja e vendvotimeve, ku janë paraqitur ankesa të shumta nga të gjitha partitë.