Lëvizja Vetëvendosje po prin në qytetin e Istogut me 6 mijë e 204 vota apo 37 për qind.E dyta, sipas të dhënave që ia ka dhënë Klan Kosovës kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati, është LDK-ja me 6 mijë e 192 vota apo 36%., shtype rek1amen dhe shiko videon e plot. E treta është pozicionuar PDK-ja me 2 mijë e 195 vota apo 13%, kurse e katërta është AAK-ja me 1 mijë e 509 sosh.
Si vota të pavlefshme nga kjo komunë janë regjistruar 1 mijë e 238 vota apo 7%, kurse vota me kusht që s’janë numëruar janë 236.
Ndërkaq, ekipi i Klan Kosovës që qëndroi pak kohë më parë te selia e LVV-së në këtë komunë, ka hasur në sharje e fyerje nga simpatizantët e kësaj partie që janë mbledhur atje.