A votuan në zgjedhje lokale Thaçi e të tjerët? – Flasin nga Haga

Kështu ka deklaruar në një përgjigje për Klankosova.tv, zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle.

“Në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KSK-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat brenda fushëveprimit të autoritetit të saj në mënyrë që të gjithë të paraburgosurit në Qendrat e Paraburgimit të KSK-së që dëshirojnë ta bëjnë këtë, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e Doyle për Klankosova.tv.