Pasi është analizuar problemi dhe është identifikuar shkaku rrënjësor, është përcaktuar se cilësimet (konfigurimet) e aplikacionit Cloudflare nuk ishin optimizuar për të trajtuar ngarkesën ekstreme.
Duke punuar së bashku, aplikacioni Cloudflare u konfigurua siç duhej, për t’iu përgjigjur kërkesave – gjë që më pas rivendosi funksionalitetin e plotë të sistemit”, thuhet në deklaratën për media të kompanisë kosovare, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit.