Cka po ndodh ne keto momente ne Beograd? – Lajm i keq per Vucicin

Studentët, çiklistët dhe fermerët kanë bllokuar një urë kryesore në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, të dielën për të protestuar ndaj mosveprimit të qeverisë.

Studentët e universitetit po udhëheqin demonstratat kundër korrupsioni që shpërthyen pasi një strehë betoni është shembur në stacionin qendror të trenit në Novi Sad më 1 nëntor.Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe dy u plagosën rëndë si pasojë e shembjes, raporton AP.

Protestat kanë nxitur turma të mëdha që kërkojnë drejtësi për tragjedinë e Novi Sadit, për të cilën kritikët fajësojnë punën e ngadaltë të rinovimit të stacionit të trenit, si pasojë e korrupsionit qeveritar.