Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u kap me drogë në Novobërdë, dërgohet në mbajtje

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar në Novobërdë, pasi Policia ka realizuar një një urdhër kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas kontrollit policor, te një 24-vjeçar, Policia ka arritur të gjejë një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuar për rastin është: Leart Bajrami.

Për pasojë, i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa droga që iu gjet është sekuestruar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar dërgimin e tij në mbajtje si i dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/