Garë e fortë po zhvillohet për kryeqytetin.Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas KQZ-së, dallimi mes Përparim Ramës së LDK-së dhe Hajrulla Çekos së VV-së, aktualisht është veç 730 vota.Rama ka marrë 34 mijë e 752 vota, kurse Çeko i ka 34 mijë e 22 vota.