Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin e të votojnë sa më shumë.
Përmes një video adresimi pas orës 17:00 Kurti ka kërkuar që të shfrytëzohet e drejta demokratike “për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët”, shkruan Insajderi.