Gara për Drenasin do të jetë interesante dhe në sajë të kësaj ka marre vëmendje edhe nacionale. Do të ketë balotazh në Drenas, dhe të dy kandidatet Ramiz Lladrovci dhe Petrit Hajdari. Dallimi në mes tyre do të jetë shumë i ngushtë, por kjo do të varet shumë edhe nga performanca e kandidatëve të tjerë se çfarë rezultati do të kenë në rundin e parë, dhe a do të mundin që ato vota t’ia bartin atij me të cilin do të bëjnë marrëveshje në rundin e dytë, pra në balotazh”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu, Haziri ka theksuar se nuk duhet nënvlerësuar as ndikimi i fuqishëm i makinerisë së PDK-së – si në aspektin financiar ashtu edhe propagandistik.
“Kështu që gara për Drenasin është shumë ë paparashikueshme, por unë nëse do ta përdori fjalorin e një komentatori sportiv, do të thoja se Ramiz Lladrovci është favorit në letër. Në anën tjetër nuk duhet që mos ta përfillimi edhe faktin se e gjithë makineria e PDK-së, qoftë financiare, qoftë propagandistike e ka vërshuar Drenasin, dhe në momentet e fundit edhe mund të bëjë ndryshimin”, ka përfunduar Haziri .