“Miq, arsyeja që “nuk jam votuar” është sepse unë i kam dalur kundër Memli Krasniqit për koalicionin PDK-VV.I kam thënë këtij Memlit, pas takimit të tij me Kurtin, që nëse bën koalicion me VV-në (për interesa të Memlit) unë jo vetëm që do të kundërshtoj publikisht, por kudo që je ti, duke ngrënë darkat e tua të shtrenjta në Hotel Emerald, do të vij të gjuaj me ngjyrë në LULE TË BALLIT.
Si pasojë, të gjithë ushtarët e vasalët e Memlit janë mobilizuar për të ma bllokuar votën nëpër të gjitha strukturat e PDK-së, duke i ndikuar dhe duke i devijuar votat e zemrës së PDK-së… dhe jo vetëm”, shkroi në Facebook, përcjell “Bota sot”.