Aktorja koreano-jugore Kim Sae-ron është gjetur e vdekur në Seul, raporton ‘BBC‘.24-vjeçarja u gjet në shtëpinë e saj në lagjen Seongsu-dong nga një mik i saj. Oficerët thanë se nuk ishin gjetur shenja në trupin e saj dhe se po hetojnë shkakun e vdekjes.
Kim filloi karrierën e saj si një aktore kur ishte fëmijë dhe u pa si një nga aktoret e reja më premtuese të Koresë së Jugut.