Paralajmërimi për koalicion e madh: Ja çfarë do të tentojë Vetëvendosje

Mehmeti: Si opsion më i mirë do të ishte VV-LDK dhe minoritete jo serbe
Pavarësisht se ende nuk i kemi rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, sipas analistit politik, Faton Mehmeti, është e qartë se Vetëvendosje pa një partner të koalicionit nuk mund ta bëjë Qeverinë.

“Ende nuk dihet se sa deputetë do t’i ketë VV kur të numërohen votat me kusht dhe ato të diasporës, në këtë kuptim është pak e vështirë të dihet. Por ajo që është e sigurt është se VV pa koalicion nuk e bën sot qeverinë”, thotë Mehmeti.

Ai shprehet se LDK shihet si alternativa më e mirë për Vetëvendosjen.