Tentim vrasja në Pejë: I dyshuari që theri me thikë të miturin është 17-vjeçar

Pasditen e së martës, në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë, ndodhi një rast i tentim vrasjes, ku u ther me thikë një i mitur. Viktima u qëllua për motive akoma të panjohura dhe për pasojë përfundoi në spitalin rajonal, ndërsa i dyshuari u arrestua, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari që e theri me thikë të miturin është H.B., 17-vjeçar, bashkëmoshatar i viktimës.