“Besoj që qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar suksesshëm rezistencën e tyre edhe kundër një lufte të paparë hibride që është bërë kundër koalicionit tonë, me ç’rast oligarkë, sidomos njëri prej tyre ka shpenzuar para pa hesap, kanë kërcënuar punëtorët dhe gjithashtu kemi pasur premtimet më absurde të mundshme në këtë fushatë të cilët kanë krijuar një atmosferë iracionale por përkundër të gjitha këtyre populli fitoi, fitoi Vetëvendosja, ne jemi subjekt i parë, subjekti fitues i cili do ta formojë qeverinë e ardhshme. Të gjithë e kanë të qartë, se ata që dolën të dytët dhe të tretët edhe po mblidhen bashkë nuk bëjnë sa Vetëvendosje”, deklaroi ai.
“Pasi të numërohen votat, i vije radha kësaj teme.Votat e mërgatës dhe ato me kusht, pres ta ndryshojnë përqindjen për 5-6%.