U njohen ne Big Brother, konkurentet drejt marteses

Ata kanë vazhduar ta mbajnë lidhjen e tyre të fortë sikur ishin në shtëpinë më të madhe në Kosovë, duke u bërë një çift që bie në sy për shikuesit. Diana është një figurë e njohur për publikun, dhe marrëdhënia e saj me Arionin ka mbajtur gjithmonë vëmendjen e ndjekësve të programit. Së fundmi, ajo ndau një fotografi ku shfaqet me një fustan të bardhë, por përveç pamjes së saj, ajo që mori vëmendje të madhe ishte vendndodhja misterioze në të cilën ndodhej.

Pas ngjarjeve të fundit, udhëtimi i saj në një shtëpi të pabanuar dhe të rrënuar ka ngjallur kuriozitet dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale. Siç mund të shihet në fotografi, ambienti përreth shfaq një atmosferë enigmatike, duke nxitur pyetje mbi arsyen e vizitës së saj në atë vend. Çfarë e ka çuar Diana në këtë shtëpi të braktisur? A ka një histori të veçantë pas kësaj lokacioni?